Fjalimi i prof. dr. Kalina Grivçeva Stardelova, kryetare e Odës
Të nderuar kolegë,
Duke mbetur konsekuentë ndaj transparencës dhe llogaridhënies si parim themelore në punën tonë, para zgjedhjes së udhëheqësisë së re dua të ndalem te rruga që e ecëm së bashku në dy mandatet e kaluara. Kur e mora detyrën e kryetares së Odës, qëllimi im ishte i qartë: ta hapnim Odën për mjekët, pasi ata janë qelizat e saj ndërtuese, ta forcojmë dhe ta vendosim në planin vendor dhe ndërkombëtar, si dhe të sigurojmë avancim dhe mbrojtje të vazhdueshme të profesionit. Sot mund të them se jam krenare për atë që arritëm së bashku. Me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim të krijimit të zgjidhjeve ligjore që do të sjellin përfitime për mjekët dhe pacientët. Në këtë drejtim, i veçoj ndryshimet kyçe në vijim për esnaffin tonë: -
- Mundësi për të ardhura shtesë: Me ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore u liberalizua veprimtaria plotësuese, në mënyrë që mjekët të inkurajohen të mbeten në shëndetësinë publike përmes mundësisë për fitim shtesë.
- Siguri për mjekët amë: Me ndryshimet e Ligjit për sigurim shëndetësor u sigurua vazhdimësi në funksionimin e ordinancave të mjekëve amë në rastet kur njëri nga mjekët dalin në pension ose kalojnë në një institucion tjetër shëndetësor.
- Koncept më efikas i specializimeve: Iniciuam ndryshime të konceptit për specializime, me çka u zvogëlua kohëzgjatja e specializimeve nga mjekësia interne dhe kirurgjia e përgjithshme. Kështu krijohen mundësi më të mira që spitalet në nivelin sekondar të fitojnë kuadër specialistik të përgatitur t'i përgjigjen një numri më të madh të shërbimeve të ndryshme shëndetësore që u nevojiten pacientëve.
- Zvogëlimi i kushteve detyruese për specializantët: Në fillim të mandatit të parë i ndryshuam detyrimet që i kanë mjekët me marrjen e specializimit shtetësor, me çka u ulën ndjeshëm kushtet detyruese në kontrata.
- Mbrojtje dhe siguri e shtuar në vendin e punës: Iniciuam ndryshime ligjore me të cilat sulmi ndaj një punonjësi shëndetësor në vendin e punës konsiderohet vepër penale, sulm ndaj personit zyrtar, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe për të cilën parashikohet dënim me burg.
Vazhdimisht e udhëheqim fushatën „Zero tolerancë dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë“ dhe çdo vit e shënojmë 12 Marsin, Ditën Evropiane për ngritjen e vetëdijes për dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë, me çka dërgojmë mesazh se mjekët duhet të ndihen të sigurt në institucionet shëndetësorë për të mundur të japin rezultatin më efikas dhe më cilësor në shërimin e pacientëve.
Oda ka shënuar shumë suksese edhe në planin ndërkombëtar. E fituam besimin dhe organizuam me sukses tri simpoziume të ZEVA-s, me çka treguam se mund të jemi qendër për shkëmbimin e përvojave kulminante mjekësore dhe politikave shëndetësore. U bëmë anëtare e plotfuqishme e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME), si dhe e Këshillit Evropian të Odave të Mjekëve (CEOM). Këto aktivitete tregojnë se Oda e Mjekëve është partner kredibil i shoqatave të esnafit nga rajoni dhe më gjerë, kurse mjekët e Republikës së Maqedonisë së Veriut fituan qasje të drejtpërdrejtë drejt standardeve më të larta evropiane në etikën mjekësore, rregullativën profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm.
E avancuam bashkëpunimin dhe kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve dhe atë të Stomatologjëve me qëllim të veprimit të përbashkët drejt avancimit të sistemit shëndetësor. Gjithashtu kemi nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Gazetarëve dhe punuam në promovimin e nevojës për raportim objektiv dhe të informuar, në të cilin do të dëgjohet dhe do të promovohet qëndrimi i mjekëve. Memorandume bashkëpunimi nënshkruam edhe me shoqatat e pacientëve, pasi pikërisht ata, pacientët, janë arsyeja e ekzistencës sonë dhe me ta e ndajmë qëllimin e përbashkët për shërim.
Së bashku u ballafaquam me sfidën më të madhe të gjeneratës sonë – pandeminë e Kovid-19. Në ato momente të vështira, Oda veproi në mënyrë proaktive, siguroi pajisje mbrojtëse për mjekët, organizoi diskutime online për shkëmbim informacionesh dhe përvojash dhe e promovoi kontributin e mjekëve në ballafaqimin me pandeminë dhe zbutjen e pasojave të dëmshme.
Me krenari dhe respekt të veçantë e ruajmë edhe historinë tonë, duke u shprehur respekt madhështive të mjekësisë përmes ngjarjeve me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes së fituesit të çmimit Nobel, prof. dr. Ferid Murad, i cili në vitin 2018 patëm nderin ta vizitojë personalisht Odën dhe të bëhet anëtar nderi i saj. Këtë vit në ambientet e Odës hapëm edhe një kënd historik të mjekësisë, përmes të cilit shprehim respekt për të gjitha gjeneratat e mjekëve që kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Oda ka qenë gjithmonë e hapur për komunikim me të gjithë mjekët që ballafaqohen me ndonjë problem dhe u përpoqëm aq sa ishte e mundur të ndihmonim në tejkalimin e tij. Përmes pranisë sime në ngjarjet e edukimit të vazhdueshëm e kultivuam frymën e kolegialitetit dhe bashkëpunimit, duke e theksuar edukimin si armën më të fortë të mjekëve.
Dy mandatet e kaluara u shënuan me sfida të mëdha, por edhe me suksese domethënëse. Pasardhësit tim dhe udhëheqësisë së re po i dorëzojmë një Odë financiarisht të konsoliduar dhe të qëndrueshme – gjendje të tillë çfarë ne nuk e trashëguam në fillim – e cila është plotësisht e gatshme ta vazhdojë angazhimin për status dinjitoz të çdo mjeku në vend.
Ju faleminderit për besimin, mbështetjen dhe përkushtimin e përbashkët.






