Konkurs i shpallur për ndarjen e çmimit "Shën Naumi".

Komisioni për ndarjen e çmimit “Shën Naumi” në Odën e mjekëve të Republikës së Maqedonisë shpall Konkurs për ndarjen e çmimit “Shën Naum” për arritje të veçanta në fushën e shëndetësisë në vitin 2024.
Çmimi "Shën Naumi" ndahet si mirënjohje për arritje të veçanta në fushën e shëndetësisë një doktori të mjekësisë në mënyrë individuale. Çmimi është monetar dhe jepet një herë në vit mjekut, të cilin në vitin e kaluar u dallua veçanërisht për kryerjen e profesionit të mjekut ndërgjegjshëm dhe me përgjegјësi, që arriti rezultate veçanërisht të mira në trajtimin e pacientëve dhe fitoi besim dhe popullaritet mes tyre, i cili realizoi bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira me kolegët e tij, pa theksuar ambiciet dhe cilësitë e tij dhe duke mos keqëpërdorur ndikimin e tij ndaj pacientëve për përfitimie materiale, pаrimisht është përmbajtur principeve të etikës mjekësore dhe Kodit të Deontologjisë Mjekësore.
Iniciativën për dhënien e çmimit mund ta paraqesin bordet komunale të Odës. Iniciativa për dhënien e çmimit duhet të dorëzohet me shkrim, të shpjegohet dhe të përmbajë të dhëna personale dhe adresën e vendbanimit të kandidatit të propozuar, të dhëna për rezultatet e arritura sa i përket kritereve për dhënien e çmimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Iniciativa e shpjeguar për ndarjen e çmimit të dorëzohet më së voni deri më datën 1.5.2025 në adresën: Bulevar “Partizanski odredi” nr. 3, 1000 Shkup, me shënim: Komisioni për ndarjen e çmimit “Shën Naumi”.
Kujtojmë që iniciativat që nuk janë të kompletuara dhe ato të paraqitura pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.