Dita Botërore e Shëndetit: Një herë mjek, gjithmonë e në çdo vend mjek

Sot ne shënojmë 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, me të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë fillon një fushatë për të promovuar rëndësinë e shëndetit të nënave, të porsalindurit dhe fëmijëve me moton "Fillime të shëndetshme, për një të ardhme me shpresë", duke u bërë thirrje qeverive, komuniteteve dhe të gjithë të tjerëve që të ndërmarrin hapa konkretë për mbështetjen e nënave, të porsalindurive dhe fëmijëve që në momentet më të hershme të jetës.
Oda e mjekëve mbështet këtë fushatë, duke theksuar se çdo jetë e shëndetshme fillon me një shtatzëni stabile, lindje të sigurt dhe mbështetje për nënat dhe të porsalindurit në periudhën pas lindjes.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë, po ndajmë edhe një rubrikë nga Dr. Ljupço Gjorgievski, specialist neurolog në Spitalin Neuromedika - Shkup, me titull "Një herë mjek – gjithmonë në çdo vend mjek", në të cilën ai, nga këndvështrimi i tij dhe në mënyrë autentike, shpjegon sfidën e një profesioni mjekësor, si një nga profesionet më të rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore cilësore.
Rubrika në vijim:
Nuk e besoja që në moshën 63-vjeçare do të “kaloj” edhe një provim të doktorëve, në kuptimin e plotë të fjalës në qiell”. E gjithë jeta ime është e mbushur me vigjilencën e vazhdueshme të mjekut, me thirrjet e ditës dhe të natës, zgjimin nga gjumi, ngritjen nga tavolina, ndejat, shëtitjet dhe çfarë jo, "të gjitha brenda afatit të shërbimit" - siç do të thoshin në ushtri, apo jo? Të gjitha në shërbim të njerëzimit.
"Pse më kërkoni gjithmonë në thirrje?" – ishte pyetja që i bëra kolegës time nga shërbimi mjekësor për kujdestari para tridhjetë viteve. "Sepse ju gjithmonë paraqiteni dhe asniherë nuk thoni JO!" ishte përgjigja e saj që nuk mund ta harroj.
Por nuk do ta harroj kurrë thirrjen e fundit për ndihmë, të një jave më parë, më 24 mars 2025, në 12.000 metra mbi nivelin e detit, me një shpejtësi prej rreth 900 km në orë, diku mbi Indi, e cila u bë nga një stjuardesë në aeroplan të Turkish Airlines në një fluturim ndërkontinental nga Vietnami (Ho Chi Min/Saigon) deri në Turqi (Istambul), duke u kthyer me familjen time nga darsma e djalit të vogël. Rreth orës 01:00 pas mesnatës, derisa 300 pasagjerë ishin duke fjetur, filloi një dramë për të cilën askush nuk ishte në dijeni dhe dinte asgjë. Stjuardesa befas, në gjuhën angleze, bëri thirrje për ndihmë nëse ka një person mjekësor në aeroplan për t’u paraqitur. Djali i madh e dëgjoi dhe e kuptoi këtë dhe më zgjoi. Gruaja vetëm tha me gjysmë buzëqeshje: “Eee, edhe këtu të gjetën”. U prezantova si doktor neurolog, gjatë rrugës u identifikova me një letërnjoftim të vlefshëm zyrtar, që kam licencë për të ushtruar profesionin mjekësor dhe u nisa shpejt në vendngjarje me djalin tim si ndihmës përkthyes, sepse koha ishte rëndësishme.
Bëhej fjalë për një udhëtar të ri nga India, i cili para dy javësh kishte bërë një operacion në fytyrë dhe që kishte vështirësi në frymëmarrje, uri për ajër, vështirësi në frymëmarrje, i shqetësuar, i frikësuar, dhimbje gjoksi të paspecifikuara, ndjenjë e etheve dhe nxehtësi në trup... Ndërkohë, u bashkua një infermier me origjinë nga Irlanda e Veriut. Presioni i gjakut ishte më i ulët se normali, auskultimi (që ishte i vështirë për shkak të zhurmës nga avioni) nuk tregoi gjetje në mushkëri, temperaturën e trupit rreth 35,7°C, niveli i oksigjenit të gjakut – mirë… U përpoqa të veproja me qetësi ndaj pacientit dhe stafit, të cilët po shfaqnin frikë se mund të kthehej në panik në çdo moment, në të cilën do të vështirsonte punën, sepse isha i vetëdijshëm që nga unë, si mjek, pritej të bëja dijagnozë dhe të caktoj terapinë përkatëse. Sytë e të gjithëve ishin tek unë. Vendosa një maskë për fytyrën dhe doreza. Fillimisht kërkova të shihja se çfarë kisha në paketat e ndihmës mjekësore që ishin në dispozicion. Pacienti u zhvesh, u rehatua dhe iu dha terapia me oksigjen dhe tableta. Nuk kishte nevojë për terapi shtesë me infuzion. Veproja me pozitivitet – në mënyrë sugjestive ndaj tij ,ndërsa në trurin tim kalonin të gjitha gjendjet e mundshme të trurit që mund të ishin shkaku i gjendjes së tij, kështu që ai ishte vazhdimisht nën vëzhgim.
Por kjo nuk është e gjitha... Siç thonë, e keqja nuk largohet kurrë vetëm. Në të njëjtën kohë, një pasagjere femër u gjet e rënë para tualetit. Te pacienti lamë një pеrson për ta mbikëqyr dhe me shpejtësi, me pajisje të plota, u nisëm në skajin tjetër të aeroplanit. Pacientja ishte e shtrirë në dysheme, kishte vështirësi në komunikim, nuk kuptonte anglisht, as ajo e as burri i saj, ishte e shqetësuar dhe e frikësuar, deri tani ka pasur presionin normal të gjakut dhe në momentin e ekzaminimit ishte rritur rreth 160/90 mmHg. E gjithë mjekësia dhe neurologjia kaluan nëpër kokën time. Humbja e vetëdijes është vetëm një shenjë, dhe shkaqet mund të jenë të shumta! A është një goditje në tru, një atak në zemër, një krizë epileptike apo diçka tjetër? Fluturimi do të zgjasë edhe shumë orë të tjera. Po sikur të më duhet të kërkoj një ulje diku gjatë rrugës, nëse është një situatë kërcënuese për jetën, ose nëse gjendja përkeqësohet papritur? Një kërkesë e tillë duhet të vijë nga unë, nëse është në interes të pacientëve. Bëhej fjalë për dy jetë njerëzish, në kushtet kur burimet janë të kufizuara, ku nuk keni me kë ta ndani punën, ku nuk keni automjet ta drejtoni menjëherë pacientin në një institucion shëndetësor të nivelit më të lartë! Je duke fluturuar mbi retë dhe gjithçka varet nga ju. Gjithçka zhvillohej si në një film dhe në realitet zgjati rreth dy orë.
Nga ekzaminimi konstatova se pacienti aktualisht nuk kishte shenja goditje në tru, nuk kisha konfirmim për infarkt nga EKG, por pulsi ishte ritmik dhe i plotë, megjithëse pak i përshpejtuar, nuk kishte dhimbje gjoksi apo dispeni, gjithçka ishte në favor të një kolapsi të shkaktuar nga kriza hipertensionale. E lashë pacienten të shtrirë për një kohë, me terapi tabletash të caktuar, duke vepruar në mënyrë sugjestive, dhe pas një kohe e ula në një karrige aty pranë dhe pasi konstatova se gjendja e saj ishte stabile, e lashë nën vëzhgim. U ktheva te pacienti i parë. Ai tashmë ishte plotësisht i qetë, stabil, pa asnjë problem. U ktheva sërish te pacientja, presioni i gjakut kishte rënë në normalitet. Ajo ndjehej mirë dhe e drejtova të ulej në vendin e saj. E falënderova Zotin në heshtje që gjithçka ishte ashtu siç duhej dhe udhëzova stafin të vëzhgonte situatën dhe të më thërriste nëse ishte e nevojshme. Nënshruajta disa procesverbale zyrtare për ndërhyrjet e kryera. Por unë nuk mund të flija në orët para uljes në aeroport, duke menduar dhe duke uruar që gjithçka të ishte në rregull me pacientët, që edhe ashtu ishte. Dola nga aeroplani i lodhur, por i lumtur dhe i kënaqur që kisha bërë një tjetër vepër të mirë.
Edhe sot, jam ende me përshtypjen e gjithë asaj që ndodhi. A është thjesht një vepër e zakonshme që kam bërë, a është kryerje e obligimit profesional si mjek me vigjilencën time të përjetshme gjithmonë dhe në çdo vend, është vetëm kryerje e një detyre normale njerëzore për të ofruar ndihmë, apo të gjitha së bashku? Por është e qartë se Zoti po më testonte edhe një herë. Këtë herë shumë më afër tij. E falënderoj në radhë të parë për ndihmën e tij. Falenderoj djalin tim për përkthimin, infermierin për bashkëpunimin dhe stjuardesat. Falënderoj Turkish Airlines për pajisjet mjekësore në avion, shtetet e Turqisë dhe Vietnamit ku kam udhëtuar, si dhe vendin tim Maqedoninë, ku po e kryej profesionin më human - mjek, shpëtimtar.
“Falënderoj gruan dhe dy djemtë, të cilëve u kam marrë shumë kohë që ua kam kushtuar jetës dhe shëndetit e njerëzve të tjerë."