Regjistrimi për pjesëmarrje në Olimpiadën e parë të mjekëve

Oda e Mjekëve - Komisioni i Aktiviteteve Sportive ju fton të merrni pjesë në Olimpiadën e mjekëve, e cila organizohet këtë vit për herë të parë me qëllim promovimin e zakoneve të jetesës së shëndetshme si dhe krijimin e marrëdhënieve më të ngushta mes mjekëve në funksion për avancimin e bashkëpunimit profesional. Olimpiada do të mbahet më 17 dhe 18 maj në Probishtip dhe do të organizohen gara në tetë disiplina sportive: pingpong, basketboll, shah, gjuajtje me hark, çiklizëm, tenis, futboll dhe alpinizëm. Evenimenti është i dedikuar njëlloj si për mjekët që janë të përfshirë profesionalisht në ndonjë nga sportet, ashtu edhe për ata që e bëjnë atë në mënyrë rekreative.
Regjistrimi për pjesëmarrje në Оlimpiadë është i hapur deri më 30 prill 2025 në kontaktet e mëposhtme:
1. Dr. Ljupço Millanovski - 070 210530 - për të gjitha disiplinat
2. Dr. Dushko Domazetovski - 071 354142 - ping-pong
3. Dr. Gorjan Millanovski - 071 215491 - basketboll
4. Dr. Velo Markovski - 076 200406 - shah
5. Dr. Tole Bitovski – 070 63637 - gjuajtje me hark
6. Dr. Petar Vasic – 075 408480 - çiklizëm
7. Dr. Nikolla Panovski – 070 266795 - tenis
8. Dr. Mirosllav Spasovski – 075 490091 - futboll
9. Dr. Lidija Arsovska – 075 440271 - alpinizëm
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen edhe në faqen e Odës së Mjekëve në Facebook, ndërsa informacione më të detajuara për ngjarjen do të shpërndahen. Për të siguruar një eveniment sa më të suksesshëm dhe pjesëmarrje sa më të gjerë të mjekëve, ju inkurajojmë të ndani informacionin me kolegët tuaj dhe t'i motivoni ata të regjistrohen.