Përfaqësuesit e OM në mbledhjen e CEOM: Në fokus rekomandimet për telemjekësinë

Nënkryetari për Shëndetësinë Terciare, Dr. Albert Leshi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Dr. Kadri Haxhihamza, në ftesë të Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë, morën pjesë në një mbledhje plenare të Këshillit Evropian të Odave të Mjekëve (Këshilli Evropian i Urdhrave të Mjekëve - CEOM) që u zhvillua me datë 10 - 12 Prill 2025 në Durrës, Shqipëri.
Në kuadër të evenimentit, përfaqësuesit e Odës morën pjesë në seancat e punës ku u prezantuan raporte dhe u diskutuan tema të ndryshme aktuale, si rritja e nevojave për mjekimin e të moshuarve, dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë, shëndeti digjital, përdorimi i inteligjencës artificiale. Posaqërisht u theksua prezantimi i rekomandimeve për telemjekësi të përgatitura nga Këshilli Evropian i Odave të Mjekëve.
Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të RMV-ut, në kuadër të takimeve, prezantuan Odën dhe aktivitetet e saj dhe diskutuan për mundësitë dhe procedurat për anëtarësimin e saj në CEOM. U realizuan edhe disa takime bilaterale, me kryetarin e CEOM, dr. Jose Santos dhe nënkryetari i CEOM dr. Roland Kerzman, si dhe përfaqësues të European Federation of Salaried Doctors, dr. Damjan Polh, i cili paralajmëroj vizitë në Maqedoni në tetor. Gjithashtu, u zhvillua një takim i përbashkët me përfaqësuesen e organizatës së mjekëve të rinj European Junior Doctors - EJD, Dr. Anna Klesmite, me qëllim të përfshirjes së mjekëve tanë në projektet evropiane.
“Pjesëmarrjen në këtë eveniment mund ta vlerësojmë si jashtëzakonisht të rëndësishme sepse patëm mundësinë të njihemi me të dhënat aktuale dhe situata nga vendet tjera që hapin perspektiva të reja për aktivitetet tona. Gjithashtu, bashkëpunimi me organizatat evropiane të mjekëve është shumë i rëndësishëm në drejtim të sinkronizimit më të lehtë me procedurat dhe standardet evropiane në veprimtarinë tonë dhe ndarjen e mbështetjes reciproke për sfidat më të rëndësishme që kanë edhe dimension global”, deklaroj Dr. Leshi.
CEOM u formua në vitin 1971 në Paris, dhe si një organizatë ndërkombëtare me ndikim, bashkon shoqatat mjekësore dhe organet e pavarura mjekësore rregullatore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), përgjegjëse për etikën dhe deontologjinë, akreditimin e veprimtarisë mjekësore, njohjen e diplomave dhe niveleve të specializimit dhe vendosjen e standardeve profesionale. Në CEOM janë anëtarë organizata të njohura mjekësore nga Franca, Belgjika dhe Portugalia. Spanja, Holanda, Gjermania, Italia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Shqipëria, Rumania, Polonia etj.