Kryesia e re e Odës realizoj takim me ministrin e Shëndetësisë
Kryesia e re e Odës së Mjekëve, e kryesuar nga kryetari prof. dr. Nikolla Jankullovski, sot takimin e parë me ministrin e Shëndetësisë, dr. Sasho Klekovski, në ambientet e Odës. Nga ana e Odës në takim morën pjesë edhe dr. Biljana Gjorgjievska, kryetare e Kuvendit, dr. Idriz Orana, zëvendëskryetar, dhe nënkryetarët dr. Biljana Petkovska Ognjanova për shëndetësinë primare, dr. Lençe Nelloska për shëndetësinë sekondare dhe dr. Risto Todorov për shëndetësinë terciare.
Në takim u prezantuan vizioni dhe prioritetet kryesore programore të Odës për mandatin e ardhshëm të kryesisë së re, të orientuara drejt avancimit të statusit dhe kushteve të punës të mjekëve, modernizimit të institucionit dhe ngritjes së cilësisë së mbrojtjes shëndetësore.
„Takimi i sotëm me ministrin e Shëndetësisë, dr. Sasho Klekovski, paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë, thelbësor dhe konstruktiv. Qëllimi ynë është i qartë, Oda e Mjekëve të jetë zë i pashmangshëm, autoritar dhe i bashkuar i të gjithë mjekëve, si dhe partner i barabartë i institucioneve në krijimin e politikave shëndetësore. Ministrit ia prezantuam prioritetet tona kryesore për periudhën e ardhshme. Fokus të veçantë vendosëm edhe te specializimet dhe nevoja për përshtatjen e tyre sipas nevojave nacionale. Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe profesionalizmit, së bashku do të ndërtojmë një sistem shëndetësor më cilësor dhe më efikas, në interes si të mjekëve ashtu edhe të pacientëve“, deklaroi kryetari i Odës.

Ministri Klekovski e përshëndeti zgjedhjen e kryesisë së re dhe e theksoi rëndësinë e Odës si partner kyç i Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e reformave dhe ngritjen e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore për qytetarët. Palët në bisedë gjithashtu shkëmbyen qëndrime dhe mendime për sfidat më të mëdha me të cilat përballen mjekët dhe pacientët në nivelin primar, sekondar dhe terciar, u evidentuan zgjidhje të mundshme dhe u definuan hapa të mëtejshëm veprimi.

Të dyja palët shprehën gatishmëri të ndërsjellë për dialog të vazhdueshëm, të hapur dhe konstruktiv dhe u pajtuan se është e nevojshme përfshirja direkte e Odës në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe në zbatimin e reformave të bazuara në profesionalizëm dhe standarde evropiane.






