ZGJEDHJET 2026
Përditësimi i të dhënave do të realizohet deri më 25.9.2026
Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton anëtarët e saj që përditësimi i të dhënave në Regjistrin e anëtarëve, për nevojat e listës zgjedhore, do të kryhet duke përfshirë datën 25.9.2026.
Kërkesat për përditësim të dorëzuara pas kësaj date nuk do të merren parasysh gjatë përgatitjes të listës zgjedhore.
Anëtarët te të cilët ka ndryshim në të dhënat e punësimit, duhet që brenda afatit të caktuar të dorëzojnë të dhënat e mëposhtme: institucioni ku janë të punësuar, baza e punësimit, data e punësimit, data e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, data e pensionimit dhe të ngjashme.
Përditësimin mund ta kryeni përmes Portalit për Mjekë, i cili mundëson qasje elektronike në Regjistrin e anëtarëve, ose me njoftim në adresën elektronike register@lkm.org.mk.
Në veçanti apelojmë që të bëni kontrollimin e të dhënave për vendbanimin dhe punësimin, duke pasur parasysh se ato janë të rëndësishme për përcaktimin e saktë të njësisë zgjedhore dhe për realizimin e së drejtës për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.
Për të gjitha pyetjet ose vështirësitë, na kontaktoni në numrin e telefonit 02 3239 060, lokal 115 ose 116.






